VIDEO/ Shqiptari debuton me gol

Në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës ruse Arsenal Tula, mbrojtësi i Kosovës ka qenë titullar për Kalmarin nga minuta e parë.

Jo vetëm që debutoi duke zhvilluar një ndeshje të mirë në fazën defensive, por Fidan Aliti në fund gjeti edhe golin.

Skuadra ruse kaloi e para në epërsi në minutën e 30-të, dhe këtë epërsi e mbajti deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Por në minutën e 83-të,pas një harkimi nga këndi më së miri u gjend Aliti i cili shënoi me kokë për 1-1.

Ky ishte një debutim i suksesshëm i lojtarit të Kosovës me ekipin suedez.

Kujtojmë që Aliti vetëm pak ditë më parë iu bashkua Kalmarit nga skuadra shqiptare Skënderbeu.