Përdh*unimi i të miturës në Kavajë/ Flasin prindërit e vajzës: Ju lutem mos ...

Përdhunimi i një vajze të mitur në Kavajë, ishte një nga ngjarjet më të rënda dhe shokuese të ndodhur në vendin tonë gjatë viteve të fundi.

Pas shumë ditësh debati në opinionin publik dhe atë mediatik, kanë vendosur të flasin dhe prindërit e vajzës.

Ata i kanë bërë apel medias që ti lënë të qetë në dhimbjen e tyre dhe të mos vazhdojnë të hapin plagë të reja.

 “Kjo që më ndodhi mua mos ti ndodhi asnjërit! Mos e paçit këtë rrisk. Uroj që vajza ime të jetë e fundit që i ndodh kjo gjë. I bëj thirrje mediave, nëse jam plagosur një herë ju lutem mos me plagosni për së dyti. Më lejoni ta përballoj me forcat e mia dhe njerëzit që më kanë mbështetur”- tha ndër të tjera i ati.