VIDEO-FOTO/ Shqipëria në protestë! Vlonjatët i presin biletën Ramës

Qytetarët vlonjatë të mbështetur dhe nga opozita kanë dalë ditën e sotme në protestë për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën është katandisur vendi.

Me qindra qytetarë vlonjate kanë bllokuar ditën e sotme rrethrrotullimin e ‘Skelës’, ndërsa në dorë mbanin pankarta ku i kërkonin kryeministrit Edi Rama që të largohet.

‘Vlora digjet Leli krihet! Demokracia është marrë peng! Protesta e vetmja gjuhë që kupton Rama! Ose ul naftën ose hap krahun!’ ishin disa nga parullat që qytetarët mbanin në duar.