Panucci vëzhgon mbrojtësin e Veronës
Christian Panucci ka filluar punën për të ndërtuar një kombëtare të re. Tekniku i përfaqësueses sonë ka një tjetër alternativë në mbrojtje.
Ai është 19-vjeç dhe luan për Hellas Veronën. Marash Kumbulla është aktivizuar në Kupë dhe në kampionat me skuadrën e tij si qendërmbrojtës.
Duke qenë se ditën e sotme ai feston ditëlindjen, “Calciohellas.it” i bën një profil futbollistit. Ndër të tjera shton se Panucci ka nën vëzhgim futbollistin që ka debutuar edhe me përfaqësuesen tonë U-21.
Kumbulla ka rinovuar së fundmi me Veronën deri në vitin 2022. Gjithashtu, përveçse ne qendër, Kumbulla mund të përshtatet edhe në krah.