Gjykata çon në shtëpi ish zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, ja masat e dhëna

Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të akuzuar për pesë tenderat e Burgjeve kanë dalë para Gjykatës Penale të Tiranës për njohjen me masën e sigurisë.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pas kërkesës së prokurorit Kreshnik Ajazi. Pas kërkesës së prokurorisë në fund gjykata ka lënë në arrest shtëpie Juliana Hoxhën, e cila ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë. 'Gjykata e Tiranes liroi gjithashtu edhe ish drejtorin ekonomik Aurel Lamce, po ashtu edhe për specialistët e IT-së, dhe Arlind Alikajnm per te cilet është dhenë masa arrst në shtëpi. per personat e tjerë do të jepet masa gjatë ditres së neserme

Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera

Nga materialet e referuara nga Prokuroria rezulton se në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrisë së Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësise, e me pas dhe nga grupi i inspektimit te Ministrisë së Financave.

Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit. Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

Hetimet jane shtrirë për 5 tendera;
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit