Mbërrin i vdekur në spital 14 vjeçari, pritet ekspertiza

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një i mitur 14-vjeçar ka mbërritur në spital i pajetë.

Viktima është identifikuar si Patrik Petritaj.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e të miturit, ndërkohë që në trupin e tij pritet të kryhet ekspertiza.

Paraprakisht thuhet se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale, nuk përjashtohet mundësia që i mituri të ketë qenë i prekur nga gripi.