Konfirmimi i vdekjes së Emiliano Sala, reagon klubi që e bleu

Skuadra e Cardiffit që kishte blerë Emiliano Sala në merkaton e janarit nga Nantes, ka konfirmuar lajmin për gjetjen e trupit të sulmuesit argjentinas.

“Me trishtim të madh po raportojmë deklaratën e Policisë së Dorest”, nis komunikata e Cardiff, ku konfirmohet identifikimi i lojtarit.

“Ne ofrojmë ngushëllimet tona më të përzemërta familjes së Emiliano. Ai dhe David do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona”.

Zhdukja e aeroplanit që po transportonte Emliano Salan drejt Anglisë ka ndodhur më 21 janar.