Përfundon pjesa e parë Barcelona – Real Madrid, ja rezultati dhe statistikat

Kanë përfunduar 45 minutat në “Camp Cou” ndërmjet Real Madrid dhe Barcelonës.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, Real Madrid po fiton me rezultatin 1-0, falë golit në fillim të takimit nga Lucas (6').

Në minutën e 18’ Vinicius kishte një rast të mirë, por gjuajtja e sulmuesit të realit devijohet nga Pique. 

32’ Malcom harkon një top të bukur nga goditja e dënimit, por topi përplaset në traversë. Në zhvillimet e aksionit, Vinicius në kundërsulm, provon të pasojë për Benzema, por gabon në pasimin e fundit.

Barcelona tentoi disa herë për të barazuar rezultatin por e kishte të pamundur për të ndëshkuar Navas.