FOTO/ Mungon Messi, ja si duket skema e Barcelonës në ‘El Clasico’

Sot në orën 21:00 Barcelona do të presë në “Camp Nou” Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.

Pa dyshim, mungesa më e madhe është ajo e Leo Messit që nuk do të luajë si titullar por mund të aktivizohet gjatë pjesës së dytë, shkruan SYRI.net.

Në mungesë të argjentinasit, Valverde ka vendosur të aktivizojë Malcom që do të mbështesë në sulm Coutinhon dhe Suarezin.

Ja si do duket skema: