Kapen grabitësit e dhunshëm të Durrësit

Janë arrestuar sot tre persona të cilët vidhin me dhune. Arrestimet u bënë në qytetin e Durrësit.

Policia bën me dije se hajdutët kanë vjedhur celularë, por edhe para. Mbi ta do rëndojë akuza ‘Vjedhje me dhunë’.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. U., A. P., dhe A. G.

Këta shtetas dyshohet se rreth orës 17.00 të datës 05.02.2019, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E. K., dhe më pas i kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ dhe ‘Vjedhja me dhunë’ kryer në bashkëpunim’.