Velina simpatike që zëvëndësoi Alesia Bamin kushërira e këngëtarit të njohur

Prej mëse një jave mediat rozë në Shqipëri kanë pasur kryefjalë të tyre largimin nga puna si velinë e emisionit “Stop” në TV Klan të modeles së njohur Alesia Bami.

Vendimi për ta “hedhur në rrugë” Alesian erdhi pasi ajo u shfaq në televizion rival Top Channel, në emisionin “Ftesë në 5”, me Alesian që sqaroi nëpërmjet një postimi në Instagram sesi u shkarkua me një Sms nga puna.

Por, cila ishte velina me të cilën u zëvendësua bukuroshja brune brenda ditës?

Ajo quhet Aulona Limani dhe vjen nga Kumanova e Maqedonisë.

Vajza simpatike është 19 vjeç, e apasionuar pas baletit që e praktikon që nga mosha 3 vjeçare.

Aulona që e vogël ka marrë pjesë në festivale të këngës për fëmijë në vendin e lindjes, në Shkup, Kosovë e Turqi.

Jo vetëm kaq por në puntat e mbrëmjes së djeshme të emisionit ‘Stop’ drejtuesi i emisionit Sajmir Kodra zbuloi  edhe se velina Aulona Limani është kushërira e këngëtarit shumë të dashur për publikun shqiptar Ylli Limani, gjë të cilën e konfirmoi dhe vetë velina.