Emërohet Drejtori i ri i Burgjeve në vend të Stefan Çipës

Ministria e Drejtësisë ka emëruar Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin. Ismaili ka mbajtur vite më parë, postin e Drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Ushqimit; para AKU-t, postin e Nëndrejtorit të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

Agim Ismaili është diplomuar për Inxhinjer elektroteknik për energjitikën në vitet 1987 – 1992. Ka punuar disa kohë në Policinë elektrike. Ismaili ka kryer mastër shkencor në Akademinë e Rendit për specialist i lartë policie në vitet 1997 – 2001 dhe më pas, ka kryer edhe studimet e larta për Drejtësi.

Ndërkohë mësohet se ish-drejtori Stefan Çipa nuk është shkarkuar, por liruar nga posti dhe transferuar në një detyrë tjerë: në krye të Entit Kombëtar të Banesave. Nuk dihen arsyet pse Çipa nuk arriti të mbushë as 6 muaj në detyrën delikate dhe me shumë përgjegjësi e presion, prej nga e kanë pësuar deri tani tre ish-paradhësit e tij.