FOTO/ Publikohen pamjet nga festa me të ftuar VIP e Çiljetës dhe Fernandos

Ditën e djeshme këngëtarja Çiljeta Xhilaga së bashku me djalin e saj Fernando festuan ditëlindjen.

Në një postim në Instastory në mëngjesin e djeshëm Çiljeta ka ndarë më ndjekësit suprizën e parë që ata kanë marrë sapo ka hyrë mesnata.

Mikeshat e këngëtares i kanë trokitur në derën e shtëpisë me tortë fishekzjarre dhe tollumbace duke i kënduar asaj dhe Fernandos këngën e ditëlindjes.

 Më pas Çiljeta ka ndarë më ndjekësit e saj disa foto të vjetra ku ka bërë dhe një dedikim mjaft të ndjerë për të Fernandon.

‘Faleminderit Zot që sot 6 vite më parë, në ditën time të lindjes më bekove me dashurinë më të madhe që mund të bekohet një femër, birin tim Fernandon”.

Por festa nuk ka mbaruar me kaq Çiljeta ka publikuar sërish një  video ku në njërën prej tyre shfaqet përrallore me një fustan të bardhë, ndërsa nuk ka hezituar të shpërndajë edhe foto nga festa me fëmijë që i ka organizuar Fernandos, tashmë 6 vjeç.

Bukuroshja shqiptare duket se përvjetorin e saj të lindjes po e kalon në një ambient shumë të ngrohtë festiv, me Fernandon, bashkëmoshatarët e Fernandos dhe 2 mikeshat e saj, Rudina Magjistari dhe Ilda Bejleri.

Të paktën kaq pamë deri tani nga publikimet e Çiljetës!