Grupi i falsifikatorëve…., jepet masa nga Gjykata, 22 lihen në burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën për 32 të arrestuarit e megaoperacionit "Rruga e Gabuar" të cilët pajisnin me pasaporta të falsifikuara persona të ndryshëm me destinacion SHBA, Kanada, Britani e Madhe dhe vendet e BE.

Seanca nisi në orën 09:00 të mëngjesit të së martës dhe përfundoi rreth 20:30 të mbrëmjes. Për 22 nga të ndaluarit është dhënë masa e sigurisë arrest me burg. Shtatë janë lënë në masën arrest shtëpie dhe pesë tjerë në detyrim paraqitje.

Si vend transit për klandestinët, kjo organizatë përdorte vendet afrikane apo Qipron. Në një rast një person që interesohej të largohej në SHBA, ka kryer dhe operacione plastike me qëllim që të kishte ngjashmëri me një Bullgar, të dhënat e të cilit do i përdorte në pasaportë.

Për shërbimet e ikjes nga vendi qytetarët e interesuar kanë paguar shumë të konsiderueshme financiare që variojnë nga 10 deri në 30 mijë dollarë.

Masat e dhëna nga Krimet e Rënda

Arrest me burg

Petrit Beqiraj

Ermal Mema

Vesel Gjolleshin 

Dashnor Tafani

Arben Danglli

Leonard Markaj

Dashamir Seferi

Glej Shehu

Ilia Margo

Çajup Tafa

Arjon Shehu

Afrim Emini

Mentor Meci

Gjergji Mezuraj

Françesk Meta

Aleksia Kamaj

Mehmet Cani 

Erlis Shehu

Edmond Omeri

Kostaq Gjoka

Arrest me burg me afat 1 mujor për policin Elmas Bilbili 

Arrest shtëpie

Arjan Shehu

Jonaq Gramozi

Vangjel Gramozi

Simon Këri 

Enver Muka

Idi Mita

Shuaip Shero

Detyrim paraqitje

Bedri Meta

Avni Vezajn 

Astrit Zigurin

Besnik Hoxhën 

Marlen Shoshaj

 

Pjesë e rrjetit që trafikonte emigrant ilegalisht drejt BE-s, Anglisë dhe Amerikës rezulton se është edhe kreu i shoqatës vllahe, Simon Këri i cili u la në masën arrest me burg.

Një tejtër shtetasi i dyshuar si organizator i grupit kriminal të trafikimit dhe ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri është dhe Dritan Gramozi i cili rezulton se ka mundur t'i shpëtojë arrestimit paçka faktit se ka qenë nën vëzhgimin e grupit operacional të policisë. Sipas prokurorisë, Dritan Gramozi në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar kanë pajisur me pasaportë të falsifikuar shtetasin Hajri Seferi, në kohën që ky ishte në përgjim në bazë të hetimit për llogari të dosjes "339".