VIDEO/ Rikthehet Nertila Koka/ Ja ku do ta shihni tani këngëtaren e viteve ‘80

Nertila Koka mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Këngëtarja e bëri debutimin e saj të parë në moshën 17 vjeçare kur mori pjesë në Koncertin e Pranverës.

Ajo u shkëput nga skena që në vitin 1991 dhe tani jeton së bashku me familjen e saj në Suedi.

Së fundi Nertila ka vendosur të kthehet po jo me këngë por në një mënyrë tjetër.

’Blitz.al’ ka zbuluar se Nertila ka hapur kanalin e saj në Youtube ku publikon video me receta gatimi.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar videon e saj të parë dhe ka njoftuar se do të publikojë dhe të tjera.