Berisha: Ky është shteti i përdhunuesve! Ja kush e fshehu krimin

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar mbrëmjen e sotme se si e mori informacionin për ngjarjen e tmerrshme të Kavajës. I ftuar në ‘Tempora’, ish-kryeministri u shpreh se edhe pse të gjitha institucionet shtetërore ishin në dijeni të kësaj ngjarjeje atas e mbajtën të fshehtë.

Ai deklaroi se ky është shteti i përfdhunuesve.

‘Informacioni për ngjarjen e Kavajës më erdhi nga dy burime. Sapo më erdhi burimi i dytë e kam publikuar menjëherë. E ka marrë vesh nëna e vajzës e cila i ka treguar bashkëshortit dhe më pas kanë denoncuar në polici dhe nuk është marrë asnjëherë. Këtu ka dy variante, një variant thuhet se ata i kanë ndaluar nxënësit dhe i kanë liruar pas 4 orësh sepse kanë marrë urdhër. Unë jam i bindur se shërbimi informativ ka informuar qendrën dhe qendra ka informuar kryeministrin dhe ministrat respektivë, atë të Arsimit dhe atë të Brendshëm. A nuk u fsheh Rexhep Rraja, a nuk mu hodhën të gjithë mua kur denoncova përdhunimin e Xhisielës. Ky është shtet i përdhunuesve. A e dini që drejtoresha e shkollës, mësuesja kujdestari i thoshte Roshit ti je frymëzim për ne. Gjithçka u bë pasi denoncova unë. Është dita e katërt sot, ka folur ndonjë fjalë Edi Rama për këtë gjë.  Kjo ngjarje dënohet me ashpërsinë më të madhe nga kryeministri. Ka ndodhur një hata me një të mitur i është shkatërruar jeta. Kam informacion që drejtoresha e shkollës dhe mësuesja ishin fanse të zjarrta të Elvis Roshit’, deklaroi Berisha.