VIDEO/ Drejtoresha e konvikteve nuk lejon Unionin Studentor Gjerman të vizitojë ambientet

Protesta e studentëve është futur në muajin e 2 të saj. Kjo si protestë mori vëmendjen e të gjithëve por edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Unioni Studentor Gjerman ka rreth një javë që ka ardhur në Shqipëri për të mbështetur studentët.

Unioni Gjerman nuk lejohet të futet në ambjentet e konvikteve pas kërkesës zyrtare të bërë drejtoreshës për tu shoqëruar në ambjentet e brendshme të konvikteve pasi qeveria gjermane ka dhuruar 20milion euro për konviktet që në vitin 2015.