Inter i shpëton pezullimit për racizëm

Interi e ka shmangur një pezullim tjetër për racizëm, edhe pse Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) konfirmoi se mbrojtësi i Bolognës, Ibrahima Mbaye, ishte abuzuar nga një pjesë e vogël e tifozëve të dielën në “San Siro”.

Mbaye u sulmua nga një grup i tifozëve ultras të Interit në fitoren e Bolognës 1-0 në Serie A. Sipas federatës italiane, edhe pse koret ishin të natyrës raciste, ato u bënë të padëgjueshme nga përkrahësit zikaltër, të cilët fishkëllyen në kundërshtim.

Kjo ndodhi më pak se një muaji pasi Interi u detyrua ta luajë një ndeshje pa tifozë pasi një grup i tifozëve të tij e abuzuan në baza racore qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.