Real Madrid merr lajmin e madh para ‘El Clasicos’

Real Madridi pritet të udhëtojë me skuadër të plotë drejt Barcelonës në ndeshjen që do të luhet ditën e mërkurë për gjysmëfinalen e Kupës së Mbreitit.

Trajneri Solari i ka të gjithë futbollistët në dispozicion për ndeshjen e parë gjysmëfinale, përfshirë edhe Jseus Vallejon dhe lojtarin e ekipit rezervë Javi Sanchez, të cilët stërvitën me grupin sot në mëngjes.

Solari ka 16 emra që e kanë të garantuar vendin në listë: Courtois, Keylor, Ramos, Varane, Nacho, Carvajal, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modric, Marcos Llorente, Ceballos, Vinicius, Benzema, Bale dhe Lucas Vázquez.

Por pyetja është, a do të përfshihet Isco apo Mariano në këtë listë. Këtë do ta vendosë më vonë Solari.