Prokurori Besim Hajdarmataj aplikon për anëtar i SPAK

Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj i është shtuar listës së aplikimeve për të qenë anëtar i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Aplikimi i Besim Hajdarmatajt vjen dy ditë para skadimit të afatit për të aplikuar në këtë strukturë. Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 13 prokurorë.

Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në 7 shkurt. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

13 prokurorët kandidatë për në SPAK:

Besim Hajdarmataj

Behar Dibra

Arben Kraja

Vladimir Mara

Dritan Prençi

Klodian Braho

Besnik Muçi

Anton Martini

Eneid Nakuçi

Edvin Kondili

Anton Martini

Eugen Beci

Dolorez Musabelliu