I vdiq babai, tezja i nxjerr 'të palarat' Georginës

Ata janë një nga çiftet më simpatike, jo vetmëm në botën sportive, por edhe atë të showbizz-it. Përveç kësaj Georgina është edhe një nga partneret më jetëgjata që “ylli” portugez ka pasur. Midis tyre po përflitej shpesh për një dasmë kohët e fundit pasi çifti ka edhe një fëmijë së bashku, por ishin thjesht thashetheme.

Georgina, duket si perfekte nga media, por tezja e saj zbulon se jo gjithçka është ashtu siç duket, ajo e quan mbesën e saj faqezezë dhe e argumenton:

“Ajo duhet të kishte telefonuar xhaxhanë e saj kur e njoftuam se i kishin mbetur edhe disa ditë jetë ose të kishte prerë një biletë që të paktën ta shihte para se të vdiste, meqë e konsideronte si baba…”

Sipas tezes së saj, modelja e re e lindur në “Buenos Aires” nuk i është përgjigjur në telefon familjarëve të saj dhe nuk u shqetësua as kur i ati vdiq.

Familja është zemëruar se ajo ishte e paralajmëruar për vdekjen e tij. Në një program televiziv, tezja e Georginas shpjegoi se mosmarrëveshjet filluan kur ajo u bë e dashura e Ronaldos:

“Ti je me një futbollist milioner. Le të shohim nëse do na dërgosh qoftë edhe 1000 euro”.

Kjo ka qenë fjalia që ka ndarë tezen dhe mbesën, që atëherë ajo nuk ka marrë më në telefon.

I ati i modeles vdiq më 31 janar pas një sëmundjeje dy vite e gjysmë.

Kjo ishte edhe arsyeja pse e fejuara e Ronaldos fluturoi në Argjentinë për të qenë pranë familjes në një moment të tillë.