FOTO/ E pyesin nëse konsumon bar si i shoqi, Kejsi i habit të gjithë me përgjigjen

Disa muaj më parë, reperi i njohur Stresi, u burgos pas arrestimit në një hotel në Tiranë dhe ai e bashkëshortja e tij, Keisi, nuk janë parë më.

Megjithatë, bukuroshja brune është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe publikon vazhdimisht foto e video me burrin e saj, duke treguar se mezi po e pret lirimin e reperit.

Dhe së fundmi Kejsi i ka lejuar fansat e saj ti bëjnë pyetje për të mësuar më shumë rreth saj.

Një prej pyetjeve ishte: “Ti pin at barin njëjtë sikur burri jot apo jo?”. 

Përgjigja e saj lidhej me legalizimin e marijuanës në Kanada si dhe konsumuesit në Shqipëri.

“Jo unë nuk kam prekur kurrë as bar as cigare, por në Kanada është legale bari dhe këtu i sheh të gjithë me të, kështu që burri im s’do duket si i vetmi se dhe në Shqipëri e pijnë, thjesht se publikojnë”, shkruajti Kejsi në Instagram.