Lë pas dëmtimin, PSG-së i kthehet ylli i ekipit për sfidën me Manchester United

Skuadra e PSG-së më në fund ka marrë një lajm të mirë dhe kjo ndodh para ndeshjes së Champions League.

PSG do të përballet me Manchester United në fazën e 1/8-ave të finaleve, por do të ketë disa mungesa.

Neymar JR dhe Marco Verratti janë dy lojtarët që luajnë rolin më të madh në formacionin e Thomas Tuchel.

Por, skuadra kampione e Francës ka marrë një lajm të madh, pasi mesfushori Verratti është kthyer në stërvitje.

Italiani ka luajtur në 14 ndeshje të PSG-së në Ligue 1 këtë sezon, si dhe në pesë nga gjashtë ndeshjet e Champions.