Njihuni me vajzën e Eno Popit, dalin FOTOT e para 9 muaj pas lindjes

Vetëm në javët e fundit të shtatzënisë, u mësua se Eno Popi do të bëhej baba për herë të parë.

Partnerja e tij, Atena, ishte në pritje të ëmbël, por u kishte shpëtuar syve kureshtarë të mediave e portaleve shqiptare, sepse kishte vendosur që vajzën ta lindte në Amerikë.

Nëntë muaj më parë, Liv, vajza e Enos dhe Atenës erdhi në jetë. Pak kohë pasi mbylli sezonin televiziv, Eno fluturoi drejt SHBA-ve për t’u takuar me të bijën, por gjithmonë duke ruajtur një profil të fshehtë të saj dhe ndjesive të tij atërore.

Në fakt, deri tani as ai dhe as Atena nuk kishin postuar një foto me profilin e Liv-it, por bashkëshortja e Enos është dorëzuar para rrjetit së fundi, sepse ka postuar disa foto së bashku me të bijën.

Liv përshëndet rrjetin për herë të parë, por kaq u desh që fotot të bënin xhiron.

Edhe pse këto janë imazhet e para që shihni nga Liv, sërish fytyra e saj mbetet e fshehtë.

Çifti, me siguri, duan ta mbajnë edhe pak kohë larg kureshtjes vogëlushen e tyre, të paktën derisa Liv të fillojë ta përdorë vetë teknologjinë…