", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Zhegrova zyrtarizohet tek Baseli, ja fjalët e tij të para

Edon Zhegrova i është bashkuar skuadrës  zvicerane, Basel.

Kosovari do të aktivizohet në kampionatin zviceran për një sezon e gjysmë, ku pritet të rritet si lojtar dhe karakter.

“Shumë i emocionuar, është ekip i ri dhe jetë e re për mua. Jam i lumtur që do të jem pjesë e klubit më të madh në Zvicër” ka thënë fillimisht Edoni.

“Për mua është fantastike dhe do të jap më të mirën nga vetja për ta ndihmuar skuadrën time” vijuar ai.

“Zgjodha Baselin sepse shumë lojtarë kanë shkëlqyer këtu dhe mendoj se është mundësi e mirë për mua që të luaj këtu” ishin fjalët e të riut nga Kosova.

Kujtojmë Zhegrova në Basel do të mbajë numrin 30 në fanellë.