Ky është lojtari më i pëlqyer i Solskjaerit te Man.United

Skuadra e Manchester United duket sikur është ‘ringjallur’, duke pësuar vetëm një humbje.

Lojtarët si Alexis Sanchez, Paul Pogba e Romelu Lukaku po luajnë përsëri me shumë pasion dhe po argëtohen duke kontribuuar për skuadrën e tyre.

Por, një tjetër lojtar është ai që pëlqehet dhe ka luajtur më së shumti nën urdhrat e Solskjaer.

“Squawka Football” shkruan se Victor Lindelof është lojtari i vetëm që nuk është zëvendësuar asnjë minutë tek Man Utd në Premierligë.

Duket se Solskjaer e ka gjetur çelësin e tij për qendrën e mbrojtjes të United.