Hashim Thaçi futet në shtëpinë luksoze që e quajti sajesë të mediave! Ja kush ishin të mysafirët e parë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpërngulur në shtëpinë e tij të re, të cilën ai e mohonte prej shumë kohesh.

Shtëpia e cila është ndërtuar mes Çagllavicës është e stilit amerikan.

Vetë presidenti Thaçi në tetorin e vitit të shkuar mohoi se ai kishte në pronësi një shtëpi të tillë, duke deklaruar se e gjitha kjo është një sajesë e mediave.

Ndërtimi i kësaj shtëpie mjaft të bukur dhe luksoze ka filluar që në vitin 2017-të.

Të parët që kanë shkuar për vizitë në shtëpinë e re të Thaçit, kanë qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zv,kryeministri Behgjet Pacolli si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Paga vjetore e presidentit sipas deklarimit të pasurisë bashkë me kredinë është 40 mijë euro në vit.

Po sipas këtij deklarimi të vitit 2017, presidenti këtë kredi duhet ta kishte shlyer në dhjetor të 2018.

Shtëpinë ku po jeton aktualisht, presidenti Thaçi nuk e deklaroi në Agjencinë Anti- Korrupsion, kurse deklarimet e reja të pasurisë nisin të publikohen në mars të këtij viti.