Ngrohja Globale/ Rritja e temperaturave kërcënon akullnajat në Himalaja

Ndryshimi i klimës përbën një kërcënim në rritje për akullnajat e gjetura në vargjet Hindu Kush dhe Himalayan, sipas një raporti të ri.

Studimi zbuloi se nëse emetimet e CO2 nuk priten me shpejtësi, dy të tretat e këtyre fushave gjigante të akullit mund të zhduken.

Edhe nëse bota kufizon rritjen e temperaturës deri në 1.5C këtë shekull, të paktën një e treta e akullit do të vazhdojë shkrirjen.

Akullnajat janë një burim kritik i ujit për 250 milionë njerëz që jetojnë në tetë vende të ndryshme.