Takimi me Metën/ Banori i Unazës së re për Syri.net: Ja çfarë diskutuam me Presidentin

Dorian Protoduari, banori i Unazës së re, ka treguar për gazetarin e Syri.net, Ermal Rizajin, bashkëbisedimin që patën gjatë ditës së sotme me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Protoduari tha se presidenti i kishte garantuar ata se do të kërkonte me shkrim anulimin e këtij projekti.

Sipas banorit të Unazës së re, protesta e qytetarëve do të vijojë deri në anulimin e projektit.

‘Presidenti na premtoi se do të kërkonte me shkrim projektin, pasi ky projekt është totalisht korruptim. Presidenti la të kuptohej se është kundër këtij projekti. Tha që këtu është zhvilluar një tender pa garë. Këta njerëz duhet të shkojnë para ligjit, pasi kanë dhunuar ligjin, kanë dhunuar pronën’, u shpreh Protoduari për Syri.net.