Protestuesit frikësojnë Ramën/ Kryeministri ndërron rrugë ....

Kryeministri Edi Rama është detyruar të devijojë rrugë ditën e sotme ndërsa ishte nisur për të shkuar në Lushnje.

Eskorta e kryeministrit është detyruar të devijojë rrugë, për shkak të protestës së banorëve të Rrogozhinës, të cilët kanë bllokuar autostradën Kavajë-Lushnje.

Qytetarët kanë protestuar ditën e sotme për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.