Protesta/ Studentë e pedagogë takim në ambasadën gjermane

Një grup studentësh dhe pedagogë sëbashku me Unionin Gjermane janë pritur sot në ambasadën gjermane.

Ata kanë diskutuar mbi protestën studentore dhe çfarë e solli krizën universitare në këtë pikë.

Përfaqësues të ambasadës gjermane kanë treguar modelin e tyre universitare dhe kanë vënë theksin që qeveria shqiptare duhet të ketë prioritet arsimin duke financuar më shumë për arsimin.

Një pikë tjetër e diskutimit është bazuar mbi kushtet e konvikteve pasi qeveria gjermane ka dhënë një fond prej 20 milion euro për konviktet dhe asgjë konkrete nuk është bërë me këto fonde.

Unioni Studentor Gjerman ka bërë një kërkesë për të parë më nga afër kushtet e konvikteve dhe akoma nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga drejtoresha e konvikteve.

Pikë tjetër e rëndësishme ishte përfaqësimi i studentëve në vendimmarrje universitare, por theksi u vendos tek mos financimi i qeverisë në arsim.

Studentët janë shprehur se qeveria shqiptare ka para për të bërë 2 kilometra rrugë me shifra të frikshme dhe nuk investon në arsim.

Si përfundim ata u solidarizuan me qëndresën studentore dhe kërkesat e tyre bazike dhe dënuan dhunën e ushtruar ndaj studentëve.