Ylli i Barcelonës i gatshëm për klasiken me Realin

Barcelona do të përballet me Real Madridin ditën e mërkurë, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Ousmane Dembele do të jetë i gatshëm për El Clasicon e parë të këtij viti.

Francezi kishte një start të mirë në këtë sezon derisa u dëmtua në kyçin e këmbës në dhjetor të vitit të kaluar, por që është i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit.

Padyshim që rikthimi i tij në skuadër është një lajm tejet i mirë për Barcelonën, por aspak i favorshëm për Real Madridin që po kalon një formë të dobët.

Ndërkaq, në dyshim mbetet Messi, i cili ka pësuar një dëmtim në sfidën me Valencian, por gjithçka do të vendoset nesër nga mjekët, nëse argjentinasi do të jetë i gatshëm për të mërkurën në mbrëmje.