La Italinë për Superioren, Armando Vajushi prezantohet te Teuta

Armando Vajushi është zyrtarisht pjesë e Teutës. Edhe pse akordi kishte ditë që ishte arritur, futbollisti shkodran firmosi  sot paradite kontratën që e lidh atë me skuadrën durrsake, duke u bërë kështu përforcimi i katërt zyrtar për ekipin e Bledi Shkëmbit, pas Frashërit, Arapit dhe Bushiçit.

Lajmi për firmosjen e Vajushit është publikuar nga vetë klubi i Teutës, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

“Ka firmosur sot paradite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Armando Vajushi është përforcimi i katërt zyrtar për skuadrën durrsake. 27-vjeçar në sezonin e fundit ka qenë pjesë e F.C. Pro Vercellit”, shkruan klubi durrsak në “Facebook”.