Basha nga Lezha: Me 16 shkurt zgjidhim kontratën me bandën në qeveri

‘Me 16 shkurt ju thërrasim të zgjidhni kontratën me këtë bandë që ka uzurpuar pushtetin dhe që s’ka asnjë lidhje me shqiptarët’.

Kjo ishte thirrja e kreut të PD-së, Lulzim Basha në takimet e tij me banorët në Lezhë.

Bashkëbisedimet e kreut të PD-së, Lulzim Basha me banorët në Lezhë:

Qytetar: Më kanë fatuar 200 mijë lek drita babait tim i cili është invalid pune. E kam fotokopjuar, kam ikur te OST, dhe më tha i kam harxhuar. Si i kam harxhuar? Ju jap numrat e sahatit. Si 200 mijë lek drita? Unë s’kam as fabrikë, magazinë.

Basha: Vjedhje e pastër.

Qytetar: Posta nuk sjell zarfin e energjisë në shtëpi.

Basha: Kokrra e hajdutit, kjo është. Po shoh edhe ambulancën. Lezha është një nga qytetet me shërbimin shëndetësor më të rrënuar në Shqipëri. Shkojnë pacientët nuk gjejnë as serume. Plasi epidemia e gripit. As Ibuprofen të lëngshëm nuk ka QSUT e Tiranës, në urgjencë.

10 shkolla janë mbyllur vetëm në Lezhë.

Ndihmë ekonomike për ata që s’kanë bukë të hapë, jo.

Vjedhje me energjinë e naftën. Ky është produkt i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri.

Ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi ndaj jush. Ju votën nuk ia keni dhënë. Ai votën e ka vjedhur, dhe e ka marrë me banditë e me kriminelë.

Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të zgjidhim këtë kontratë një orë e më parë.

Këtë kontratë e zgjidhni ju. Populli në shesh, më 16 shkurt, e zgjidh këtë kontratë.

Partitë politike duhet të vijnë në pushtet me votë e duhet të largohen nga pushteti me votë.

Më 16 shkurt nuk ju thërrasim për të na çuar ne në karrigen e pushtetit.

Ne duam zgjedhje. Në duam që të ju të vendosni me votë. Shikoni programin ekonomik dhe vendosni a ju a zgjidh programi ynë hallet dhe problemet dhe të votoni.

Nëse ne e zbatojmë këtë program, përsëri me votë na vlerësoni.

Me 16 shkurt po ju thërrasim të zgjidhni kontratën me këtë bandë që ka uzurpuar pushtetin dhe që s’ka asnjë lidhje me shqiptarët.

Jini masivisht në Tiranë dhe merrni në dorë fatin tuaj!