FOTO/ Messi-Ronaldo, statistikat nxjerrin më të mirin

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo prej vitesh janë në një konkurrencë të hapur me njëri-tjetrin.

Vit pas viti ata kanë treguar se shumë pak dallojnë mes tyre, kjo falë suksesit dhe golave të shënuar.

Por këtë sezon statistikat bëjnë dallimin mes dy legjendave të futbollit.

Superylli argjentinas Lionel Messi këtë sezon veçohet si shumë më i mirë se Ronaldo.

Vetëm në këtë sezon, kapiteni i Barcelonës i ka shënuar 29 gola, ndërsa asi i Juventusit vetëm 17.

Messi po ashtu ka dhuruar 14 asiste dhe ka bërë 89 pasime deçizive, krahasuar me shtatë asistet dhe 44 pasimet deçizive të Ronaldos.

Sa i përket driblimeve, 31-vjeçari argjentinas ka 96, ndërsa 33-vjeçari portugez vetëm 33.

Leo ka marrë me vete 13 çmime lojtari i ndeshjes, ndërsa ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit vetëm shtatë.

Ia vlen të theksohet se Messi ka munguar tri javë të plota në fillim të këtij sezoni, shkaku i një dëmtimi që kishte pësuar.

Messi ka qenë më i mirë se Ronaldo edhe sezonin e kaluar, sipas statistikave individuale.