FOTO/ Partizani feston ditëlindjen, mbush 73 vjeç

Dita e sotme është e veçantë për kryesuesit e kampionatit shqiptar të futbollit, Partizanin.

Klubi i kuq feston ditëlindjen e 73-të, që si rrallëherë në vitet e fundit, e ka gjetur në majën e klasifikimit të Superiores.

Nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetet sociale, vetë klubi ka dashur t’u kujtojë të gjithë tifozëve të vet këtë ditë të veçantë në historinë e tij, ashtu si edhe serinë e sukseseve që e kanë kthyer në një prej skuadrave më të suksesshme në futbollin vendit tonë e padyshim një ndër më të ndjekurit.