Sukses i jashtëzakonshëm/ Volejbollistja shqiptare fiton Kupën e Italisë

Erblira Bici, volejbollistja e talentuar shqiptare, fitoi dje Kupën e Italisë.

Skuadra e saj, Igor Volley Novara, mposhti me rezultatin 3-2 Imoko Konelianon në finalen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Një sukses i madh i skuadrës italiane, por edhe për sportisten shqiptare.

Bici ka qenë protagoniste gjatë gjithë sezonit dhe ka ndihmuar skuadrën me aftësitë dhe përkushtimin e saj që të arrijë një rezultat të tillë.

Volejbollistja shqiptare është vlerësuar me nota pozitive edhe nga mediat italiane për paraqitjen e saj, duke u shndërruar në një lidere te skuadra e saj.

Kujtojmë që shtatlarta Bici (185 cm, e datëlindjes 27 gusht 1995) është pjesë edhe e ekipit kombëtar shqiptar të volejbollit.