‘Jo, është ëndërr e keqe!' ngashërehet babai i Emiliano Sala pas gjetjes së avionit

Babai i yllit të futbollit argjentinas Emiliano Sala të dielën u zgjua për t'u goditur rëndë, pasi e njoftuan se avioni i zhdukur me të cilin kishte udhëtuar djali i tij, ishte gjetur.

“Nuk mund ta besoj, është një ëndërr e keqe”, tha Horacio Sala kur u kontaktua nga “Cronica TV’ në shtëpinë e tij në Progreso. Ai ishte i vetmi që qëndroi në Argjentinë, kur familja nxitoi për në Nantë të Francës që të ndihmonte me kërkimin.

“Unë flas me atë çdo ditë. Por qëkurse unë nuk kam më WhatApp është e shtrenjtë për mua ose për ata të telefojnë. Megjithatë, vazhdonin të më thonin se nuk kishte asnjë fjalë rreth Emilianos apo aeroplanit”, tha babai.

Futbollisti Emiliano Sala ishte duke udhëtuar nga Franca për në klubin e tij të ri Cardiff City me një avion të lehtë Piper PA-46 Malibu më 21 janar, kur papritumas avioni u zhduk në afërsi të ishujve Channel.

Futbollistët më të mirë ishin ndërmjet 4500 kontribuesve në një faqe të krijuar për të grumbulluar fonde për kërkimin, që arritën në 343 mijë USD/ar.sh/SYRI.NET