Edi Rama në darkë me Thaçin dhe Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë bashkë në tavolinë liderët e politikës në Kosovë, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Nga një gotë verë, pak meze duket në pamje të parë, në takimin e liderëve shqiptarë në shtëpinë e presidentit Thaçi.

Fotografinë e ka publikuar në ‘Instagram’ djali i presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi.

Takimi i Ramës dhe Thaçit me Haradinajn vjen pas telefonatave që dy të parët kanë zhvilluar me John Bolton, këshilltarin e Presidentit Donald Trump, që njihet si filo serb.

Mbetet të shihet nëse pas këtij takimi do të ketë dakordim për taksën, apo edhe për dialogun me Serbinë.