VIDEO/ Gabon Atletico Madridit, Betisi i bën nder Barcelonës

Real Betis ka dalë me tre pikë nga ndeshja e vështirë me Atletico Madridin në fushën e vet.

Skuadra nga Andaluzia ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0, me golin e shënuar nga Kanales, në minutën e 64-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu Atletico ka humbur shansin e artë të afrohet me tre pikë me vendin e parë që mbahet nga Barcelona.

Katalanasit barazuan dje kundër Valencias, që jo vetëm nuk u ngushtua diferenca, por u shtua në 6 pikë, mes dy vendeve të para. Katalanasit kanë 50 pikë, ndërsa Betisi 44 pikë.

Skuadra e Simeones ka qenë superiore në fushë, por pa arritur të jetë konkrete dhe kështu ka dalë me humbje nga kjo ndeshje që rezultoi e vështirë.