Arlind Ajeti ‘skuqet’ në derbin me Taulant Xhakën

Arlind Ajeti është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e sotme që Grashopers, ekipi ku ai aktivizohet, po luan kundër Baselit në kampionatin zviceran.

Mbrojtësi kuqezi, ka parë kartonin e parë të verdhë në minutën e tretë të takimit, ndërsa i dyti ka ardhur në minutën e 26-të, pas një faulli që shkaktoi jashtë zone.

Në momentin që ai është ndëshkuar, rezultati ishte 0-1. Pasi Ajeti ka dalë nga fusha e lojës skuadra e tij pësoi dhe tre gola të tjerë nga skuadra ku luan Taulant Xhaka, me Baselin që udhëheq 0-4 (minuta 78-të).