Kampionia Majlinda Kelmendi flet për mashkullin ideal, tregon a është e dashuruar?

?Majlinda Kelmendi ka folur për herë të parë edhe për jetën e saj private. Kampionia e xhudos,  në një intervistë për ‘Seven Bizz’ në T7 ka treguar se është natyrë e mbyllur dhe nuk u jep shumë mundësi meshkujve të afrohen, çka duket se e ka bërë që të mos jetë aktualisht në një lidhje.

“Si natyrë jam tip paksa më i mbyllur dhe meshkujve nuk u jap shumë hapësirë që të afrohen”. Megjithatë nëse do të kishte një mashkull ideal, për Majlindën duket se ai do t’i përkiste botës së sportit.

“Do të kishte qenë më mirë dhe më lehtë nëse do të ishte sportist. “Sportistet kuptohen më së miri mes vete dhe ndoshta do ta kishte kuptuar botën time më lehtë se një njeri tjetër”, ka thënë kampionia.

Kampione e botës në sportin e xhudos në vitet 2013 dhe 2014, Kelemendi e nisi vitin 2019 me një tjetër çmim në “Grand Prix” në Tel Aviv.