Unaza e re/ Edi Rama kundër Presidentit Meta: Drejtuesi më serioz i ...

Deklarata e sotme e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta që e cilëson projektin e Unazës së re si të trukuar dhe rrjedhimisht të korruptuar, ka sjellë reagimin e Edi Ramës.

Ky i fundit shkruan në Twitter, se Ilir Meta është drejtues serioz i opozitës.

Reagimi i Edi Ramës në Twitter:

E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.

Kushtetutën e lexon njësoj si ata.

Qeverinë e urren njësoj si ata.

Rrëmujën e uron njësoj si ata.

Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra ‘ligjore’ dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes.