Flitet se do transferohet tek Arsenal, Perisic tifozëve të Inter: Faleminderit...

Ivan Perisic i ka falënderuar tifozët e Inter për kritikat.

Ai u përfol për një transferim tek Arsenal, zëra të cilët bënë që mes tifozëve të Inter të kishte debate të shumta.

Perisic mund të paraqitet për zikaltrit sot ndaj Bolognës në San Siro dhe pritet të marrë pritje jomiqësore nga tifozët zikaltër.

Ndërkohë, ai e theu heshtjen në Instagram ditën kur mbushi 30 vite.

“Thonë se kur ta arrish moshën tridhjetëvjeçare është njëlloj sikur të futesh në epokën e artë... po futem në këtë fazë të jetës sime duke mos e çarë b**ën”, shkroi ai.

“Në një mesazh më serioz, ju falënderoj sinqerisht për të gjitha urimet pozitive për ditëlindje. Faleminderit për lëvdatat por edhe për kritikat tuaja. Të dyja më nxisin”, shtoi Perisic.