Tranjeri i United tregon sekretin: Pas çdo ndeshje takohem me atë

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, po kalon një formë të mirë me ekipin anglez edhe pse nuk e ka ende të sigurt stolin.

Në 10 ndeshje nën drejtimin e United ai regjistron 9 fitore dhe 1 barazim me “djajtë e kuq”.

Në prag të ndeshjes që United do të luajë ndaj Leicester, trajneri Solskjaer ka rrëfyer një sekret. “Pas çdo ndeshje që ne luajmë në fushën tonë, në “Old Trafford”, unë shkoj të takohem dhe konsultohem me Alex Ferguson. Ai e kupton shumë mirë futbollin dhe është jo vetëm e këndshme por edhe e rëndësishme për mua që të bisedoj me të për ekipin”, tha Solskjaer.

Sipas “The Sun”, trajneri po përpiqet t’i japë ekipit një identitet, duke synuar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. “Jemi duke kërkuar lojtarët e duhur për këtë ekip, për të ardhmen. Njerëz që kanë në ADN-në e tyre dëshirën për të fituar dhe nderuar fanellën e United. Unë përpiqem që skuadra të japë më të mirën e saj dhe të fitojë“, u shpreh trajneri Solskjaer.