Askush nuk e dinte, McGregor ka një vajzë të vogël që e mban të fshehtë

McGregor dhe telashet janë ndoshta dy miq shumë të mirë.

Së fundmi ai po përballet me një situatë shumë interesante dhe të çuditshme.

Një nënë beqare insiston se McGregor është babai i vajzës së saj, pasi ajo ka fjetur me yllin e UFC, në vitin 2017.

Terri Muray, 26 vjeçare e ka takuar irlandezin kur ai udhëtoi për në Liverpool, për garën prestigjioze, ‘Grand National’.

Ajo pranon se ka kryer marrëdhënie me sportistin atë natë, teksa nuk kërkon përfitime prej tij.

“Nuk i dua paratë e tij. Vetëm dua t’i tregoj se është babai i Clodagh dhe nuk po gënjej”, shprehet vajza.