Këngëtarja e njohur shqiptare: Dua të kaloj një natë me Noizyn

U bë e njohur për publikun shqiptar ‘ The Voice of Albania’ vite ma parë dhe sot Ana Kabashi vazhdon karrierën si soliste.

Ajo është një ndër këngëtaret më të komentuara sidomos për paraqitjen e saj seksi.

 Dhe së fundmi gjatë një interviste për emisionin "Mirage", këngëtarja shqiptare Ana Kabashi është vënë mes një zgjedhjeje të sikletshme.

E pyetur në rubrikën "Kë zgjedh" se me cilin prej VIP-ave shqiptarë do të kalonte një natë, Noizyn apo Robert Berishën, ajo është shprehur:

" Noizy është i lirë, se Robertin e kam shumë mik në fakt. Kështu që s'kisha mundur t'a mendoj me Robertin edhe pse është mashkull seksi, me dorën në zemër, por, me Noizyn."- është përgjigjur këngëtarja.