Hakerat godasin fuqishëm, 2.2 miliardë llogari shpërndahen falas

Hakerat kanë filluar të shpërndajnë kredicialet e vjedhura në Dark web.

Bëhet fjalë për krediciale të zbuluar ndër vite nga hakerat së bashku me një pako që përmban rreth 2.2 miliardë përdorues dhe fjalëkalime unike.

Bazat e këtyre të dhënave po shpërndahen falas në Dark Web.

Sipas njoftimeve këto të dhëna janë duke u shpërndarë lirisht dhe kjo do të thotë se çdokush mund ti marrë ato, edhe pse asnjë nuk e di se çfarë të bëjë me këto të dhëna.

Shumica e kredencialeve të vjedhura duket se vijnë nga sulme në kompani si Yahoo, Dropbox dhe LinkedIn.