Ronaldo 'ultimatum' Juventusit, dëshiron këtë lojtar të Realit të bashkohet me të

Cristiano Ronaldo dëshiron që mesfushori i Real Madrid, Casemiro të bashkohet me të tek Juventus.

Sipas Don Balon, portugezi e ka paraqitur këtë kërkesë para drejtuesve të Juventus.

33-vjeçari la Real Madrid verën e kaluar, teksa dëshiron që edhe 26 vjeçari Casemiro të bëjë të njëjtën gjë.

Kontrata e brazilianit tek madrilenët përfundon në vitin 2021, por nëse Ronaldo këmbëngul, një ofertë  shumë milionëshe mund të mbërrijë nga Juventus tek zyrat e Real, shkruan Syri.net.