Reshje të dendura shiu, përmbytet Australia

Në momentin kur SHBA është e pushtuar nga i ftohti polar nga ana tjetër e botës bën një vapë shumë e madhe dhe ka reshje të dendura shiu.

Shirat e rrëmbyeshëm të rëna për disa ditërresht kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa pjesë të shtetit verilindor të Australisë të Queensland.

Rreth 20000 shtëpi janë përmbytur. Diga kryesore e vendit ka kaluar në pikën e rrezik dhe kanë  nisur shkarkimet me sasi të mëdha uji.

 "Ne nuk kemi qenë në këtë situatë më parë," citohet të ketë thënë Kryeministrja e Queenslandit Anastacia Palaszczuk.

Ekipet e emergjencës po evakuojnë njerëzit me varka.

Meterologët kanë paralajmëruar vazhdimin e reshjeve të dendura edhe në ditët në vijim.